Shkurt.ch

2 kg. heroinë gjenden te shqiptari 15 vjeçar

Dy kilogramë heroinë janë gjetur në një shtëpi në të cilën policia kishte shkuar duke e ndjekur një diler shqiptar të moshës 15 vjeçare

Policia e kantonit të Zug-ut të ka kapur të hënën që shkoi sasinë më të madhe të drogës të zënë viteve të fundit.

Dy kilogramë heroinë janë gjetur në një shtëpi në të cilën policia kishte shkuar duke e ndjekur një diler shqiptar të moshës 15 vjeçare. Krahas heroinës te ai është gjetur edhe një numër telefonash mobilë dhe kompjuterësh si dhe një shumë parash prej mijëra frangash.

Para tij, policët kishin kapur një zviceran 36 vjeçar dhe një italian 34 vjeçar, të cilët ishin kapur me sasi të vogla droge.

Shqiptari i mitur, sipas policisë, nuk ka vendqëndrim legal në Zvicër. Ai mohon kategorikisht të ketë pasur të bëjë diçka me drogën e gjetur. 15 vjeçi është dërguar menjëherë në sektorin e prokurorisë për të mitur.

Ndërkohë poloicia ka hapur procedurë hetimore kundër tij. Po ashtu procedura penale është nisur edhe ndaj dy të rriturve që dyshohen t`i përkasin grupit të njëjtë me të miturin.