Integrimi
2 familje kosovare u paguajnë 10 mijë euro rumunëve për trafikim
Janë detyruar të paguajnë 10 mijë euro për të “siguruar” një jetë më të mirë në Gjermani por të premten mbrëma janë kapur në autostradën A6 afër qytetit Waidhaus. Dy familje kosovare, gjithsej 16 veta janë gjetur në makinat e dy rumunëve të dyshuar si kontrabandistë të tyre.
Ata ishin nisur nga Kosova para një muaji për të gjetur një “atdhe të ri” në perëndim. Për të kaluar ilegalisht kufiri nga Serbia në Hungari kishin paguar kontrabandistët. Ndërsa me të arritur në Hungari, sërish kontaktuan mafinë e kontrabandës për të ardhur deri në Hessen. Nga 600 euro për person u është dashur t`ua paguajnë vetëm këtë pjesë të rrugë dy shtetasve rumunë (25 dhe 52 vjeç) me qëndrim në regjionin Frankfurt/Main, të cilët i kanë transportuar me kombibusët e tyre të marrë me qira në Hungari.
Duke i kontrolluar dy makinat, Policia Federale konstatoi se asnjëri nga 16 kosovarët, 8 të rritur dhe 8 fëmijë, nuk kishte dokumente për qëndrim të rregullt në Gjermani.
Të gjithë ata u dërguan në qendrën për pranim të azilkërkuesve në Regensburg, ndërsa dy rumunët i janë dorëzuar gjyqtarit hetues i cili ka ushtruar urdhërarrest të tre për hetime, njofton Policia Federale në Waidhaus..
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’