Bota
2.7 milionë punëtorë u paguan më pak se paga minimale
Rreth 43 për qind e të punësuarve në ndërmarrjet private morën më pak se paga minimale
2.7 milionë punonjës janë paguar më pak se minimale në vitin 2016 në Gjermani, sipas një studimi.
8 % e punëtorëve që kishin të drejtën e pagës minimale të parashikuar në atë kohë prej 8.50 euro në orë, nuk e morën atë, bëri të ditur Instituti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore (WSI) në Fondacionin Hans Böckler, përcjell albinfo.ch.
Sipas këtij studimi gjithashtu janë gjetur shkelje të ligjit, veçanërisht në industritë që përfshijnë bizneset e vogla. Rreth 43 për qind e të punësuarve në ndërmarrjet private morën më pak se paga minimale. Në industrinë e hotelerisë, kjo shifër e vitit 2016 ishte 38 për qind dhe në sektorin e shitjes me pakicë 20 për qind.
Në përgjigje të studimit, Shoqata më e madhe shoqërore në Gjermani, VdK, ka kërkuar që të vendosen kontrolle më të rrepta të pajtueshmërisë dhe të mbyllen zbrazëtirat në pagimin e pagave.
Vitin e kaluar, kompanitë që nuk vepruan në përputhje me rregullat e tilla duhet të paguanin gjoba prej më shumë se 4.2 milionë euro, sipas Ministrisë Federale të Financave.
Por, Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) ka arritur në një shifër dukshëm më të ulët se ajo në studimin e WSI. Sipas DIW, 1.8 milionë punonjës u privuan nga paga minimale në vitin 2016.
Paga minimale u zbatua në Gjermani në vitin 2015. Që nga janari 2017, paga minimale ka qenë 8.84 euro në orë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih