Kosova
Vuçiq mohon aktin terrorist në Zubin Potok, por përmend planin për zbrazje të Ujmanit
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur në një konferencë për media dy ditë pas sulmit terrorist që dëmtoi kanalin e ujit në Zubin Potok të Kosovës.
Mes tjerash, në konferencë Vuçiq përmendi një plan të vitit 1985 që do ta zbrazte liqenin e Ujmanit.
Ai tha se “nëse ndonjë nga serbët ka marrë pjesë në këtë, ata menjëherë do të arrestohen dhe do të ndiqen penalisht”. Por kjo, sipas tij, “nuk do të ndodhë”.
“E solla këtu materialin e plotë të Srbijavodit (ndërmarrja publike e ujësjellësit në Serbi). Që nga viti 1985 ka pasur një ide se ne mund ta devijojmë rrjedhën e Ibrit dhe ata do të mbeten pa Gazivodë. Dhe pastaj nuk ka më liqe. Unë kam qenë gjithmonë kundër, nuk kam dashur ta përdorim natyrën për politikë. Kështu u dhamë energji elektrike. Nuk do ta shkatërrojmë, dikush ka menduar shumë marrëzi”, tha ai.
“Ne nuk kemi nevojë për terrorizëm, por një vendim administrativ dhe dy muaj punë, por unë kam qenë kundër”, tha Vuçiq.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik