Lajme

Rezultatet e para preleminare: E djathta ekstreme (FPÖ)fiton zgjedhjet në Austri

Zgjedhjet parlamentare në Austri kanë përfunduar. Sipas parashikimeve fillestare, për herë të parë e djathta ekstreme FPÖ është fituese e zgjedhjeve me 29.1 për qind t9 votave. Partia në pushtet ÖVP është në vendin e dytë me 26.2 për qind të votave, që në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ka shënuar humbje të madhe të votave. Ndërkohë partia Socialdemokrate gjendet në vendin e tretë me 20.4 për qind të votave, njoftojnë mediat austriake përcjell albinfo.at

Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë.

Partia e Lirisë ka qenë në koalicion qeveritar më parë, por partia konservatore ka thënë se nuk do të pranojë të futet në një koalicion qeveritar të udhëhequr nga Kickl.

Rivali kryesor i Kickl, kancelari në largim Karl Nehammer i OVP-së, ka thënë se “është e pamundur të formosh Qeveri me dikë, i cili i adhuron teoritë konspirative”.

Rreth 6.3 milionë austriakë kishin të drejtë vote në një garë të mbizotëruar nga çështjet si, emigracioni dhe azili, si dhe inflacioni e lufta në Ukrainë.