Futboll
Më 28 nëntor Kosovare Asllani luan për Suedinë kundër Serbisë
Kombëtarja e Suedisë do të përballet të enjten në Beograd me Serbinë në finalen e barazhit për kualifikim në Kampionatin Evropian të femrave.
Ajo çka është e veçantë e kësaj përballje është fakti se Kosovare Asllani do të luajë për çka mediat serbe kanë nisur të raportojnë duke thënë se ajo feston me simbolin e shqiponjës dykrenare.
“Përfaqësuesja e femrave e Serbisë në futboll, të enjten nga ora 18:00 do të presë përzgjedhjen e Suedisë në Leskovc në finalen e barazhit për kalim në kampionatin evropian, ndërsa një prej lojtareve kyçe të ekipit suedez do të jetë Kosovare Asllani e cila njohët si ‘Zllatani femër’ por edhe për gjestet provokuese, mbi të gjitha për festimin e golave me shqiponjën e improvizuar”.
Kështu e nis shkrimin gazeta serbe “Blic”.
“Kjo top futbolliste prej vitesh konsiderohet si një nga më të mirat në botë, me talentin dhe stilin e saj të lojës është krahasuar me Zlatan Ibrahimoviqin”.
“Asllani ka lindur në vitin 1989 në qytetin suedez të Kristianstad, nga prindër të emigruar nga Kosova. Ajo ka marrë emrin nga vendlindja e saj, ndërsa në këmbën e djathtë ka një tatuazh me shqiponjë, simbolin e flamurit shqiptar”.
“Po ashtu, Kosovarja shquhet për lëvizjet provokuese në fushë, të ngjashme me ato të ndeshjes së famshme ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre për shkak të mbikalimit të një droni me simbole ofenduese”.
“Ajo cilësohet si një personalitet shumë kontrovers dhe nuk duhet harruar se ka mbështetur gjestet provokuese të futbollistëve si Shaqiri dhe Xhaka, të cilët tundnin ‘Shqiponjën shqiptare’ në Botërorin e Rusisë”.
“Gjatë Kupës së Botës 2019, festimi i golit të saj duke shfaqur një shqiponjë të improvizuar shkaktoi shumë polemika dhe e vuri atë në qendër të vëmendjes”, shkruan tutje mediumi serb.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta veprimtari shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri, ndërroi jetë të mërkurën, më...
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër uron për Festën e Flamurit dhe njofton për ditë pushimi
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
Jeta në Zvicër
-
Edhe një kanton i Zvicrës synon të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimshme Kantoni i Valais ndalon cigaret elektronike të njëpërdorshme për arsye të rinisë dhe mbrojtjes së mjedisit....
-
Një pjesë e ujit të Biel-it i ndotur nga bakteret fekale
-
SBB njofton më shumë trena të natës me orar të ri
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e neutralitetit
-
Takimi i samitit në Bernë për të diskutuar marrëdhëniet midis Zvicrës dhe BE-së