Kosova

Mbi 450 mijë të regjistruar nga diaspora, kërkohet afat shtesë për bashkatdhetarët

Mbi 450 mijë bashkatdhetarë nga diaspora i janë përgjigjur procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

Por ky numër duket se nuk po del i kënaqshëm për autoritetet e Kosovës. Zv/ministrja e punëve të jashtme e diasporës Liza Gashi tha se presin të ketë rritje.

Në këtë drejtim ajo theksoi se do të konsultojnë Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) për mundësinë e një afati shtesë për regjistrim, transmeton albinfo.ch.

“Do të kemi konsultim me ASK-në për gjithpërfshirje të diasporës. Ndoshta duhet të ketë alternativa të tjera për të ofruar më shumë kohë për regjistrim për bashkatdhetarët”, tha ajo në një intervistë për RTK-në.