Maqedonia
Maqedoni: Investimet e huaja arrijnë rekord prej 1 miliardë euro
Rekord i ri i investimet e huaja direkte është shënuar në Maqedoninë e Veriut. Në periudhën janar-shtator arritën në 838.2 milionë euro, që është një rritje prej 348.4 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Nëse fluksi i investimeve të huaja vazhdon me të njëjtin ritëm, ekziston mundësi e madhe që Maqedonia e Veriut për herë të parë në histori të realizojë më shumë se 1 miliard euro investime të huaja direkte gjatë një viti, shkruan gazeta KOHA.
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se e atë që premtuam, e realizuam dhe më shumë se kaq. Vazhdojmë me aktivitetet. Pres që investimet e huaja direkte në fund të këtij viti të jenë mbi 1 miliard euro. Në veçanti, ky proces ka filluar në tremujorin e tretë dhe të katërt dhe pres që ne të jemi lider për frymë në rajon, pra të kthehemi aty ku ishim 7-8 vjet më parë dhe të vazhdojmë të punojmë më fort dhe më të motivuar dhe zhvillimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas Mickoskit, investimet e qeverisë së re do të sigurojnë së paku 600 vende pune, të cilat nga ana tjetër do të kontribuojnë në një standard më të lartë të qytetarëve .
Njoftime ka edhe për investime të reja në Vitin e Ri. Mickoski edhe një herë theksoi se qëllimi i Qeverisë është përmirësimi i standardit të qytetarëve, hapja e vendeve të reja të punës, e me këtë edhe mbajtja e të rinjve në Maqedoni. Priten edhe 2700 punësime të reja në vitin 2025 si rrjedhojë e investimeve të tanishme dhe të ardhshme. Një nga ekspertët e kësaj fushe dhe aktualisht kreu i Këshillit të Investitorëve të huaj Viktor Mizo thotë se vendi në periudha të ndryshme ka pasur qasje të ndryshme në tërheqjen dhe joshjen e investitorëve të huaj.
“Nëse më parë ato ndihmuan në uljen e papunësisë ndër të tjerash, tani nevojitet një angazhim më i madh për një fuqi punëtore më cilësore, qendra inxhinierike dhe të ngjashme, ambient stabil afarist…. Nevojiten hapa urgjent lidhur me arsimin dhe administratën. Me fjalë tjera, nevojitet që ndaj sugjerimeve të kompanive të mos ketë përgjigje përmes debatit politik, por me hapa të vendosur dhe përgjigje me afate të qarta për veprim në vend të mentalitetit tonë të zakonshëm maqedonas: ‘nuk ka rëndësi, do të jetë…. Një përqasje e tillë, së bashku me një strategji të qartë të bazuar në analizën e mundësive të ekonomisë sonë (rajonet, fuqia punëtore, aftësitë, kapacitetet, etj.), sektorët prioritarë dhe përvojat dhe njohuritë e fituara më parë mund të kontribuojnë seriozisht në tërheqjen e kapitaleve të freskëta”, thotë Mizo.
Gjithashtu, shton më tej ai, nevojitet edhe diversifikimi në sektorë të rinj dhe tregje eksporti, por edhe një fokus më i madh në industrinë e shërbimeve dhe jo vetëm në prodhim.
Anketa e realizuar në mesin e investitorëve gjermanë dhe kompanive anëtare të Shoqatës ekonomike të Maqedonisë dhe Gjermanisë tregon se 37 për qind e tyre kanë deklaruar se synojnë t’i zvogëlojnë investimet aktuale të planifikuara, 33 për qind t’i lënë në të njëjtin nivel, ndërsa 30 për qind t’i rrisin investimet. “Një nga faktorët vendimtar është mungesa në rritje e kuadrove profesionale. Rreth 70 për qind e kompanive gjermane në vend konsiderojnë se mungesa e kuadrit profesional është një nga rreziqet më të mëdha, ndërsa mungesa e kuadrit profesional reflekton në prodhimin aktual dhe në reduktimin e investimeve aktuale të planifikuara. Pesëdhjetë e shtatë për qind besojnë se edhe kostot e operacionit janë një nga faktorët e rrezikut dhe 47 për qind besojnë se situata ekonomiko-politike ndikon gjithashtu në të”, theksojnë nga Shoqata ekonomike gjermane.
Megjithatë, theksohet se Maqedonia e Veriut mbetet një vend tërheqës për investime për kompanitë gjermane, siç dëshmojnë të dhënat nga anketa se 69 për qind e kompanive kanë deklaruar se do të investojnë sërish në vend, raporton KOHA.
Investitorët gjermanë në vend kërkojnë vazhdimin e dialogut me institucionet kompetente në vend, konsultime para miratimit të ndryshimeve ligjore që do të ndikonin në funksionimin e tyre, rritje të efikasitetit të administratës dhe përfundimin e projekteve të infrastrukturës. Drejtoresha e Dhomës Gjermane të Tregtisë (AHK), Antje Vandelt, thotë se punonjësit e investimeve gjermane në vend nuk duhet të shqetësohen për punën e tyre dhe thotë se kriza aktuale në Gjermani mund të jetë një mundësi për ne, sepse kompanitë prodhuese gjermane janë në kërkim të tregjeve të reja.
“Për ne është e qartë se situata aktuale në Gjermani ndikon edhe këtu dhe ngre shumë pyetje në opinionin maqedonas se si do të ndikojë këtu kriza ekonomike në Gjermani. Si Dhoma Gjermane e Tregtisë, ne nuk jemi në dijeni që ndonjë nga investitorët gjermanë këtu po planifikon shkurtime të vendeve të punës. Ata planifikojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë për trajnime dhe edukim të punonjësve të tyre, por edhe për të investuar në teknologji të reja dhe për rrjedhojë të organizojnë edukim të ri për stafin. Na gëzon ajo se investimet gjermane nuk janë vetëm në fushën e automobilave, por ka edhe sektorë të tjerë ku bëhen investime dhe ata sektorë nuk janë të kërcënuar. Vitin e kaluar kemi pasur një numër të madh të riinvestimeve si në industrinë e automobilave ashtu edhe në sektorë të tjerë, ndaj mendoj se nuk ka nevojë për shqetësim”, thekson Vandelt.
Ajo vlerëson se kriza aktuale në Gjermani mund të jetë një mundësi për ne, sepse, siç tha, kompanitë prodhuese gjermane janë në kërkim të tregjeve të reja, tregje që janë të afërta dhe që kanë përvojë afatgjatë në prodhim, ofrojnë standarde evropiane dhe cilësi evropiane dhe kjo është një mundësi e shkëlqyer për vendin. Ajo theksoi se industria e automobilave në Gjermani po përjeton një tranzicion dhe po kalon një fazë në të cilën duhet të kapërcehen disa pengesa. Industria e automobilave në tremujorin e fundit pati një rënie të lehtë të eksporteve drejt Gjermanisë, por nga kompanitë mëmë informojnë se në tremujorin e dytë të 2025 pritet një rikuperim dhe rikthim në të njëjtin nivel.
E-Diaspora
-
Prokurori publik i Cyrihut hap procedurë kundër Sanija Ametit Prokuroria publike e Cyrihut ka hapur procedurë penale kundër Sanija Ametit. Në shtator, politikania e GLP-së...
-
Zvicër: Kosovari dënohet me 32 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia
-
Kosova për herë të parë në Yellow Cup në Zvicër
-
Certifikohen nga KQZ-ja 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë
-
Kjo është arsyeja pse nuk ka anulime të fluturimeve të aeroplanëve edhe nëse ka mjegull në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Norma e rritjes ekonomike goditet nga “Evropa e ngadaltë” Parashikuesit po ulin parashikimet e rritjes ekonomike për Zvicrën – të gjitha për shkak të aktivitetit...
-
Zvicër: Parlamenti miraton letërnjoftimin e ri elektronik
-
Zvicër: Krijohet lehtësim i shkëmbimit të informacionit ndërmjet shteteve të Shengenit
-
Dhoma e Kantoneve refuzon të shtrëngojë masat për bashkimin familjar
-
Këshilli Federal dëshiron të ndajë paketën e marrëveshjeve me BE-në