Kosova
Kurti: Franca ndêr aleatêt më të ngushtë të Kosovës
Mbrëmjen e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga ambasada franceze në Kosovë, me rastin e shënimit të ditës kombëtare të Francës.
Në fjalën e tij, kryeministri shprehu urimet ndaj Francës dhe popullit francez në këtë përvjetor të festës së tyre kombëtare. “Vera e vitit 1789 ishte një verë historike, jo vetëm për popullin e Francës, por edhe për të gjithë popujt që duan lirinë dhe demokracinë. Me 14 korrik 1789, një grup revolucionarësh pushtuan burgun e Bastijës, duke shpërfaqur kulmin e pakënaqësisë së tyre ndaj monarkisë, si dhe frymën e re të lirisë dhe barazisë”, tha ai.
Ai shtoi se ende sot, 235 vjet më vonë, Franca po shënon edhe një verë tjetër historike, e frymëzuar nga po të njëjtat vlera.
“Qytetarët e Francës riafirmuan më 7 korrik përkushtimin e tyre ndaj lirisë dhe barazisë, duke votuar bindshëm për Republikën dhe për Evropën. Ndonëse të ndara me mbi dy shekuj në mes vete, viti 1789 dhe viti 2024 janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Pa çka se në parti të ndryshme me dallime jo të vogla, bashkimi politik e publik për republikë dhe Evropë i Francës së korrikut 2024, në zgjedhje të lira e demokratike, nuk do të ishte i mundur pa revolucionin e korrikut të vitit 1789. Jam i bindur që kjo Francë, Franca si e tillë, vazhdon të inspirojë kontinentin evropian dhe botën mbarë.” u shpreh kryeministri.
Në përfundim, kryeministri vlerësoi edhe partneritetin dhe miqësinë e ngushtë me Francën: “Prej ndërhyrjes së NATO-s në 1999, deri në Deklaratën e Pavarësisë në 2008, e deri më sot, Franca ka qenë ndër miqtë e parë të Kosovës dhe vazhdon të jetë ndër më të mirët. Në momentet më të rëndësishme të historisë sonë, si popull dhe si shtet, në raste të gëzimit dhe ato të pikëllimit, juve ju kemi gjetur në krah. Për këtë, kemi qenë, jemi sot, dhe do të jemi përherë, falënderues”, tha ai.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve