Lajme

Fundi i gushtit ‘përvëlon’ disa vende evropiane

Temperaturat prej gati 40 gradë janë regjistruar në orën 19:00 të ditës së fundit të gushtit në të paktën dhjetë qytete në Evropë.

Qyteti më i nxehtë në Evropë është Batman në Turqi me 39.8 gradë Celsius dhe në vendin e dytë është Lefka në Qipro me 39.6 gradë. Qyteti i tretë më i nxehtë është Sanliurfa në Turqi me 38,9 gradë, i katërti është Grosseto në Itali me 38,4 gradë, i ndjekur nga një tjetër qytet në Turqi, Adiyaman me 38,1 gradë.

Në vendin e gjashtë është Firence në Itali (38 °C), dhe në vendin e shtatë është Diyarbakir në Turqi me 37.6 gradë dhe në vendin e tetë është Mostari në Bosnje dhe Hercegovinë me 37.5 gradë.

Në vendin e nëntë është Sirte me 37.3 gradë dhe në vendin e dhjetë Orte në Itali me 37.1 gradë. Sipas të dhënave , këto dhjetë qytete janë më të nxehtit në Evropë mes 2819 stacioneve matëse.

Në të njëjtën kohë, më i ftohti në orën 19:00 ka qenë në dy vende Juvvasshoi në Norvegji, ku ka qenë -1.4 gradë dhe në Gaustatopen -0.9 gradë