Kosova

Elbenita Kajtazi do të ngjitet në skenën e Operës Shtetërore të Vjenës

Soprano e njohur nga Kosova, Elbenita Kajtazi, ka njoftuar se në sezonin e ardhshëm do të ngjitet në një ndër skenat më të rëndësishme të botës operistike, e ajo është Opera Shtetërore e Vjenës.

“Në produksionin e mirënjohur të Franco Zefirellit, ku kanë performuar këngëtarë të mëdhenj lirikë, do të kem mundësinë të vesh petkun e Mimis, nga opera “La Boheme”. Ky do të jetë një moment historik në karrierën time, pasi në të gjitha këto vite pune dhe përkushtimi, kjo është pikërisht skena që kam synuar”, ka shkruar Kajtazi.