Lajme

Belgjika u rekomandon qytetarëve të përgatisin çantat e situatave emergjente

Qendra Kombëtare e Krizave në Belgjikë u rekomandoi qytetarëve të përgatisin çantën e situatës emergjente për t’u përdorur në situata të mundshme lufte ose krize.

Sipas mediave belge, Qendra Kombëtare e Krizave ka dhënë rekomandime të reja për popullatën për shkak të ndryshimit të situatës së sigurisë në Evropë dhe kërcënimit për luftë me Rusinë.

Në kuadër të kësaj u rekomandua mbajtja e një çante emergjence në shtëpi për të qenë të përgatitur për problemet dhe krizat e mundshme.

Krahas një pakete bazë që përmban fasha, fasha për plagë, gërshërë, piskatore, gjilpërë grep, qetësues, dezinfektues si dhe medikamente të rëndësishme që përdoren në paketën e ndihmës së parë. Në çantën e emergjencës rekomandohet të përfshihen shishe me ujë, karikues, bateri e transportueshme, dokumente të rëndësishme si kartë identiteti dhe kopje të kontratave të sigurimit, elektrik dore me dinamo, bateri rezervë, radio me bateri, shkrepëse si dhe sende shumëfunksionale.

Ndër sugjerimet ishin që familjet me fëmijë të vendosnin lodrat në këtë çantë, ta mbajnë atë në një vend të njohur për të gjithë në shtëpi dhe të kontrollojnë rregullisht përmbajtjen e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në deklaratën e tij javën e kaluar tha se Evropa nuk ishte mjaftueshëm e përgatitur për rreziqet në 4-5 vitet e ardhshme dhe se duhet të kalohet në mentalitetin e kohës së luftës.

Javën e kaluar, bankat holandeze këshilluan qytetarët të mbanin para’ në shtëpi me arsyetimin se kërcënimet gjeopolitike po rriteshin.