Kosova
19-vjetori i Betejës së Zhegocit, nisin punimet për autostradën e Gjilanit
Haradinaj tha se këtë vit ndihemi më mirë se vitet tjera, kur i kujtojmë të rënët për liri, sepse, po bëhemi bashkë, po bashkohet Presheva me Prishtinën
Në 19-vjetorin e Betejës së Zhegocit kanë nisur punimet edhe për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, në të cilën morën pjesë Kryeministri Haradinaj dhe disa anëtar të kabinetit qeveritar, përcjell albinfo.ch. Kryeministri, Ramush Haradiaj së bashku më zyrtarët e tjerë përfshirë edhe ata komunal fillimisht bënë homazhe te lapidari i dëshmorëve të rënë në këtë betejë.
Haradinaj tha se këtë vit ndihemi më mirë se vitet tjera, kur i kujtojmë të rënët për liri, sepse, po bëhemi bashkë, po bashkohet Presheva me Prishtinën.
“Autorruga që lidh Gjilanin-Dheun e Bardhë, i lidh shqiptarët, ekonominë, por edhe ndjenjat”, tha kryeministri, duke shtuar se rreth 87 milionë euro të pjesës së parë të projektit janë të zotuara dhe kohëzgjatja e realizimit është 30 muaj”, ka thënë ai. Ndërsa Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se, falë gjakut të dëshmorëve, tash ka mundësi të investimeve dhe modernizimit të infrastrukturës rrugore. Ministri Lekaj njoftoi gjithashtu se në fillim të vitit 2019 do të fillojë autostrada tjetër Istog-Pejë-De çan-Gjakovë.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se ky integrim i jep Kosovës mundësi, që edhe në korridorin e kombit, Anamorava dhe kjo pjesë, të integrohen më pak se gjysmë ore, por edhe Kosovës në daljen e korridorit të dhjetë ndëkombëtar, që është Shkup-Selanik. Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhe do të jetë 22.6 kilometra, me katër korsi dhe të gjitha standardet e nevojshme dhe që do të shkurtojë kohën e lëvizjes nga Prishtina në Gjilan, e në këtë drejtim edhe me Kosovën Lindore dhe anasjelltas.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?