Foto ilustrim
Bota
19 të vdekur dhe 50 të plagosur nga një shpërthim në Manchester
Në sallën multifunksionale që zë 21 mijë veta, po jepte koncert këngëtarja dhe aktorja amerikane Ariana Grande. Bëhet e ditur se ajo ka shpëtuar pa lëndime.
Në një koncert të mbajtur natën e të hënë në Manchester të Britanisë së Madhe nga një shpërthim që ka ndodhur kanë gjetur vdekjen 19 persona dhe janë plagosur rreth 50 të tjerë. Policia është duke e trajtuar rastin si një sulm të mundshëm terrorist, raportojnë mediat britanike. Ndërsa spekulimet lidhur me aktin flasin për shpërthime të rënda të balonave të mëdhenj të gazit.
Në sallën multifunksionale me vend për 21 mijë veta, po jepte koncert këngëtarja dhe aktorja amerikane Ariana Grande, transmeton albinfo.ch. Bëhet e ditur se ajo ka shpëtuar pa lëndime.
Në koncert raportohet të ketë pasur shumë fëmijë dhe të rinj. Dëshmitarët flasin për një shpërthim që ka ndodhur pas këngës së fundit të kënduar në koncert.
Burimet amerikane flasin për një atentator vetëvrasës të mundshëm si shkaktar të masakrës. Ndërkohë policia ka bërë një shpërthim të kontrolluar të një objekti të dyshimtë në afërsi të sallës, i cili u konstatua si i parrzikshëm.
Kryeministrja britanike, Theresa May ka dënuar aktin.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!