Shkurt.ch

19. 95 milionë franga zvicerane

Kjo është paga e kryetarit të kompanisë "Novartis", Daniel Vasella, për vitin 2010

1.028 miliardë franga zvicerane gjatë vitit 2010 është shuma e rrogave të anëtarëve të udhëheqësve dhe të këshillave të administratës së 30 ndërmarrjeve zvicerane më të rëndësishme, njofton «20 Minutes ».  Kjo shumë nënkupton rrogën mesatare prej 1. 94 millionë frangave zvicerane për udhëheqës në vit.

Me 19. 95 millionë franga zvicerane rrogë, Daniel Vasella, kryetar i Këshillit administrativ të Novartis-it, gjendet në krye të listës së udhëheqësve të firmave zvicerane.

Situata është jashtëzakonisht spektakulare në Novartis, ku rroga e anëtarëve të Këshillit administrativ është rritur për 323% në raport me vitin 2007.