Kosova
18-vjeçarja shqiptare hap në Gjermani një ëmbëltore vetëm për gra
Sumeja Zumberi hapi një ëmbëltore akulloresh vetëm për femra në Bremen, gjë që po shkakton shumë debate
Në Bremen të Gjermanisë, 18-vjeçarja Sumeja Zumberi hapi një ëmbëltore vetëm për femra, gjë që po shkakton entuziazëm, por që ka ndezur edhe shumë diskutime. Ajo dëshiron t’u ofrojë grave të të gjitha moshave një “hapësirë të sigurt”, transmeton albinfo.ch.
Mund të ketë qenë një ëmbëltore e thjeshtë – por është shumë më tepër se kaq.
Në lagjen Gröpelingen, në mes të Bremenit, 18-vjeçarja nga Kosova, Sumeja Zumberi, ka krijuar një vend vetëm për femra. Një vend ku ato duhet të ndihen të sigurta dhe të mirëpritura. Që nga hapja, vendimi i saj i guximshëm jo vetëm që ka shkaktuar entuziazëm, por edhe ka ndezur diskutime – veçanërisht mes meshkujve.
“Ideja ishte, në fakt, hapja e një kafeneje tradicionale për të gjitha gjinitë. Gjatë planifikimit vendosëm të krijojmë një vend vetëm për femra”, shpjegon Zumberi për portalin e lajmeve “Buten un Binnen”.
Siç shkruan mediumi gjerman, ky koncept veç ekziston në Kosovë.
Sipas Zumberit, kafenetë në lagjen Gröpelingen vizitohen shpesh nga burra. Kjo i bën disa gra të ndihen të parehatshme. Kjo është pikërisht arsyeja pse ajo dëshiron të ofrojë një “hapësirë të sigurt”.
Kjo pasqyrohet edhe në rubrikën e komenteve në Instagram. “Ëndrra ime është realizuar”, shkruan një përdoruese dhe një tjetër thotë: “Do të vij me vrap tek ju nesër”.
Por ky koncept është pritur edhe me kritika.
Në veçanti komuniteti mashkullor duket se është shqetësuar nga kjo. Të paktën nëse u besoni komenteve në Instagram. “A është ky i ashtuquajturi diskriminim gjinor?”, shkruan një përdorues mashkull.
Por, edhe burrat nuk janë të përjashtuar plotësisht në ëmbëltoren “Baresha”.
Me pak fjalë: Edhe burrat shërbehen dhe janë të mirëseardhur. E vetmja gjë që nuk do të gjejnë është një vend. Sepse ato janë të rezervuara për femrat.
“Burrat mund të porosisin dhe të marrin çdo gjë,” thotë pronarja e re.
Përveç punës në akullore, Sumeja Zumberi vijon edhe shkollën. Ajo merr mbështetje nga familja e saj. Nëna Hirmete Zumberi është po ashtu e pranishme në lokal. Ato e drejtojnë së bashku ëmbëltoren Baresha.
Emri Baresha në shqip do të thotë “bari i deleve” dhe sipas Zumberit simbolizon forcën e gruas. Ajo dëshiron t’iu ofrojë grave të të gjitha moshave një “hapësirë të sigurt” – veçanërisht në Gröpelingen që njihet për shkallën e lartë të krimit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve