Bota
18 të vdekur nga i ftohti në Amerikë
Moti i ftohtë që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka prekur më shumë se 100 milionë njerëz. Temperaturat në Nju Jork dhe Boston kanë arritur në -13 gradë Celsius.
Në malin Uashington në Nju Hampshër, që është goditur nga erërat me shpejtësi deri në 180 kilometra në orë, është shënuar temperatura e perceptuar prej -73 gradë Celsius, duke e bërë këtë territor njërin prej vendeve më të ftohta në tokë. Temperatura aktuale atje është -38 gradë Celsius, shkruan “Evropa e Lirë”.
Zyrtarë të aeroportit ndërkombëtar, John F. Kennedy, në Nju Jork, kanë njoftuar se po punohet me Administratën Federale të Aviacionit për t’i kufizuar fluturimet, për shkak të stuhisë që e kishte goditur këtë aeroport më 4 janar, përcjell albinfo.ch.
Gjatë pak ditëve të kaluara raportohet se nga moti i ftohtë dhe me borë kanë vdekur së paku 18 vetë.
Nga të vdekurit shumë prej tyre janë të pastrehë, derisa autoritet bëjnë thirrje që këto ditë qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe të kufizojnë lëvizjet.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?