Lajme
Vendi evropian që po humb banorë, vitin e fundit u larguan 8000 persona

Ishulli italian i Sardenjës po përballet me një krizë demografike të paprecedentë, një humnerë e vërtetë që po prek të gjithë rajonin, shkruan adnkronos.it.
Raporti ”ACLI 2024”, i paraqitur në Kaliari, qyteti kryesor i ishullit, nxori në dritë të dhëna alarmante.
Nga viti 2015 e deri më sot, popullsia e Sardenjës është ulur me 88 306 persona, ku vetëm vitin e fundit ishulli ka humbur 8 000 banorë.
Një rënie që kryesisht i atribuohet emigracionit.
Që nga viti 2023, popullsia e ishullit është 1 569 832 njerëz, parashikimet për të ardhmen janë dramatike: deri në vitin 2050 popullsia e Sardenjës do të bjerë në 1 239 379, një rënie prej 21%.
Ky kolaps i papritur vjen si pasojë e mungesës së të rinjve nga mosha zero deri në 14 vjeç, që është më i ulëti në vend.
Vetëm 10% e popullsisë i përket kësaj grupmoshe, ndërsa mesatarja kombëtare (sado shumë e ulët) qëndron në 16,7%.
Siç ndodh shpesh, rënia drastike e lindjeve shoqërohet me një rritje shqetësuese të braktisjes së shkollës, e cila në Sardenjë arrin në 17,3%, krahasuar me një mesatare italiane prej 10%.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania me ekspozitë në Galerinë MOSHEK Mësohet se piktori shqiptar Ramë Dardania nga Gjeneva do të ekspozoj punimet e tij më 8...
-
Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia”
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
Jeta në Zvicër
-
Dhëmbët më të shëndetshëm në Zvicër Në vitin 2022, 71% e popullsisë e vlerësoi gjendjen e gojës si të mirë ose shumë...
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë