Kosova

Rritet numri i divorceve në Kosovë

Në Kosovë është rritur nga viti në vit numri i çifteve të cilët kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.

Gjatë vitit 2023, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i shkurorëzimeve është rritur krahasuar me një vit më parë, raporton IO, përcjell Albinfo.ch.

Sipas ASK-së vetëm gjatë vitit 2023,  2 mijë e 212 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Ndërsa numri i shkurorëzimeve  ishte më i vogël në vitin 2022, ku gjithsej 2 mijë e 088 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

E për nga numri i shkurorëzimeve  prin Prizreni me 199 raste, pasuar nga Prishtina me 185 raste dhe Mitrovica me 165 raste./Albinfo.ch/