Shkurt.ch
175 milionë franga në vit për integrim!
"Nga gjermanët dhe anglishtfolësit, në Zvicër, duhet të kërkohet integrimi njësoj sikurse edhe nga njerëzit e Ballkanit"
Dy ditë para konferencës nacionale për integrim që mbahet në Soloturn, federata, kantonet dhe komunat kanë arritur një konsensus për një politikë të përbashkët në fushë të integrimit.
Masat për integrimin e të huajve do t`i kushtojnë qeverisë, kantoneve dhe komunave shumë më tepër se deri më tash. Nga 45 milionë sa japin aktualisht, institucionet përkatëse zvicerane në të ardhmen do të japin 175 milionë franga në vit, ose 130 milionë më shumë për masat në fushë të këshillimit dhe të stimulimit të të ardhgurve nga jashtë, shkruan nzz.online.
“Por, Zvicra nuk duhet të hezitojë që të kërkojë përgjegjësi edhe nga migrantët. Njohja e njërës nga gjuhët e vendit nuk është vetëm supozimn por parakusht për integrim”, ka thënë me këtë rast ministrja për drejtësi dhe punë policore Simonetta Sommaruga. Ajo ka shtuar se departamenti që drejton ajo është duke shqyrtuar mundësinë e futjes në ligj të kritereve përkatëse në këtë drejtim.
Guy Morin, kryetar i konferencës trepalëshe të aglomeracioneve TAK, dhe kryebashkiak i Bazelit, duke iu drejtuar medieve në Bernë ka deklaruar se “ne të gjithë do të detyrohemi të japim më shumë. Nga gjermanët dhe nga shtetasit e zonës aglishtfolëse, me qëndrim në Zvicër, duhet të kërkohet integrimi njësoj sikurse edhe nga njerëzit e Ballkanit”.
Aktualisht, federata, kantonet dhe komunat e bëjnë financimin në fushë të integrimit në bazë të një çelësi proporcional. Ndërkaq, shpenzimet për azilkërkuesit me status të pranuar refugjati mbulohen në mënyrë të veçantë dhe ato aktualisht nuk janë objekt debati
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun