Kuriozitete

17-vjeçarët tregojnë veprimin më të pazakontë të “Fair-playit”

Në një ndeshje të kategorisë U-17 është parë veprimi më i pazakontë i asaj që njihet si “Fair Play” në futboll.

Një prej mbrojtësve kap topin me dorë pasi mendon se gjyqtari kishte akorduar goditje dënimi për ta, transmeton “Top-Channel”.

Megjithatë, gjyqtari dha penalti për kundërshtarit për prekje me dorë, por nga penaltia lojtari gjuajti topin krejt jashtë, sepse e konsideronte si veprim të padrejtë.