Lajme

16,183 raste të reja me Covid në Zvicër

Në Zvicër aktualisht janë 1656 pacientë me korona në spital, 176 prej tyre në njësinë e kujdesit intensiv (ICU), njofton albinfo.ch.

Në përgjithësi, BAG raportoi 113 shtrime të reja në spital dhe 16 vdekje në 24 orët e fundit. 57,080 teste për korona rezultuan në 16,183 raste të konfirmuara.