Bota
16-vjeçarja nga Suedia nominohet për çmimin Nobel për Paqe
Ajo e nisi e vetme një protestë në muajin gusht në Suedi, Greta Thunberg, themeluese e lëvizjes “Youth Strike for Climate”, është nominuar për çmimin Nobel për Paqe, vetëm një ditë para aksionit më të madh global për ndryshimet klimatike.
16-vjeçarja e nisi e vetme një protestë në muajin gusht në Suedi, por që prej atëherë ajo ka inspiruar nxënës e studentë në gjithë botën. Greva e të Rinjve për Klimën fton nxënësit që çdo të premte të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë për ndryshimet klimatike.
Deputeti socialist norvegjez, Freddy Andre Ovstegard, deklaroi se veprimi i Thunberg është një kontribut i madh për paqen.
“Ne e kemi nominuar Greta Thunberg, sepse nëse ne nuk bëjmë asgjë për ndryshimet klimatike, kjo do të bëhet shkaktare për luftë, konflikte dhe refugjatë”, tha ai. Përmes Twitter, Greta u shpreh falënderuese për këtë nominimin e saj. “Jam shumë e nderuar dhe mirënjohëse për këtë kandidimin. Nesër ne do të bojkotojmë mësimin për të ardhmen tonë. Dhe, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa të jetë nevoja”, shkroi ajo, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Bojkotimi i mësimit, ndryshe si greva apo protesta për ndryshimet klimatike, pritet të ndodhë në 1,659 qytete në 105 vende të ndryshme të botës, duke përfshirë qindra mijë nxënës e studentë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati