Kosova
16-vjeçari nga Kosova, në mesin e të arrestuarve për terrorizëm në Zvicër

Dy të rinjë u arrestuan në Zvicër në fundjavë nën dyshimet se kishin lidhje me ISIS dhe planifikonin sulm terrorist.
Siç raporton “CH Media”, 16-vjeçari është me rrënjë nga Kosova dhe ishte shumë aktiv në rrjetet sociale. Përdorte shumë llogari. Madje e quante veten “bomberi i Instagramit”. 15-vjeçari është me shtetësi zvicerane.
Autoritetet zvicerane besojnë se nofka e kosovarit ishte inspiruar nga lojërat elektronike.
Sipas tyre, dy të rinjtë po planifikonin sulm terrorist.
16-vjeçari nga Kosova ishte rritur në Itali, por më pas ka emigruar në Zvicër. Ai ka postuar shpesh foto me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe duke bërë shqiponjën.
Kosovari i ri dhe familja e tij jetojnë shumë pranë Shoqatës Kulturore Islame në Schaffhausen. Aty frekuentojnë edhe anëtarët e ISIS-it. 15-vjeçari zviceran jeton vetëm pak minuta larg. Se si u radikalizuan saktësisht të rinjtë ende po hetohet.
Në lidhje me dy të arrestuarit, më vonë në pranga ka rënë edhe një 18-vjeçar.
Operacioni i autoriteteve zvicerane vjen pasi Gjermania arrestoi katër të rinj, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç në Dusseldorf për lidhje të dyshuara me ISIS-in.
Sipas informacioneve, të dy grupet kishin shkëmbyer mesazhe mes vete për një sulm të mundshëm terrorist.
Autoritetet në Zvicër dhe Gjermani janë shprehur të shqetësuara me radikalizmin në rritje mes të rinjve.
E-Diaspora
-
Rritet numri i shqiptarëve që heqin dorë nga nënshtetësia në këmbim të një pasaporte evropiane Rreth 900 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare gjatë vitit 2024 në këmbim të një...
-
Shqiptarja 55 vjeçare gjendet e vdekur në banjë – arrestohet bashkëshorti
-
15 vjeçarja me prejardhje nga Kosova u raportua e zhdukur në Francë, ambasada e Shqipërisë njofton rikthimin në familje
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
Jeta në Zvicër
-
Më shumë udhëtarë pa biletë se kurrë më parë në Zvicër, a ka më shumë kontrolle tani? Numri i udhëtarëve pa biletë në Zvicër po rritet vazhdimisht, me mbi një milion raste të...
-
Zvicër: Nga 1 Korriku do të duhet të dini edhe më shumë në testin e vozitjes
-
Sa vende pune në Gjenevë mund të humbasin për shkak të shkurtimeve të ndihmës nga SHBA?
-
Mbështetësit e Isis-it në Winterthur përballen me Gjykatën Penale Federale
-
PostFinance, “Klientët tanë po shpenzojnë më shumë se në janar”