E-Diaspora
16 kurdë dhe 1 kosovar, të dyshuar për terrorizëm islamik
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/files/për terrorizëm.png)
Policitë e disa vendeve evropiane përmes një aksioni të gjerë dhe të koordinuar kanë kapur të enjten 13 persona të dyshuar se i përkasin një celule terroristësh islamikë shkruan nzz.ch.
Ndërkaq janë shpallur urdhërarreste për 17 persona, 16 kurdë dhe një kosovar, transmeton albinfo.ch.
Gjashtë nga të dyshuarit janë arrestuar në Itali, katër në Britaninë e Madhe dhe tre në Norvegji. Persona të tjerë që lidhen me këtë rrjet konsiderohet se janë në Irak dhe në Siri ku u janë bashkuar radhëve të IS-it.
Hetuesit thonë se të arrestuarit janë ithtarë të islamistit kurd nga Norvegjia Mullah Krekar ndërsa grupi ka bërë rekrutimi e lugtëtarëve përmes internetit.
Pjesë e aksionit të madh ka qenë edhe Zvicra. Prokuroria Federale e vendit në këtë kontekst po merret me një kërkesë për ndihmë juridike që i ka ardhur nga Italia, shkruan nzz.ch. Në kuadrin e kësaj kërkese, ajo ka ndërmarrë një numër masash të dhunshme të kërkuara mga autoritetet italiane. Këto masa janë marrë në Zvicrën gjermanofone dhe në to kanë marrë pjesë Policia Federale dhe policitë kantonale.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Operacion ndërkombëtar antidrogë në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptarë Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka vënë në pranga 11 persona. 10 të përfshirë në trafikun e...
-
Udhëtimi në Kosovë i hap sytë politikanit të SVP-së: “Kemi paragjykuar”
-
Alban Ajdini punoi këpucë që mund të lidhen vetëm me një gisht
-
Nga Britania kthehen 47 shqiptarë që po qëndronin ilegalisht
-
Ambasada e Shqipërisë përkrahë iniciativën e studentëve shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në disa spitale të Zvicrës tani duhet të mbani maskë Gripi ka detyruar shumë zviceranë të qëndrojnë në shtrat për javë të tëra. Në dimër qarkullojnë...
-
Këshilli Federal redukton kostot e energjisë elektrike për të gjithë
-
Mercenari i parë zviceran vdes duke luftuar në Ukrainë
-
Për një vit, 308 pasagjerë ndezën një cigare në bord të avionëve të kompanive zvicerane
-
Zvicër: Piku i gripit ende nuk është tejkaluar