Shkurt.ch

16 ditë kundër dhunës mbi gratë

Dhuna e ushtruar ndaj grave është shkelja e të drejtave të njeriut që ndodh më së shpeshti në botën e sotme

Këtë të enjte, një grup prej më shumë se 50 organizatash fillon fushatën “16 ditët kundër dhunës mbi gratë”. Kjo fushatë synon të sensibilizojë opinionin me faktin se dhuna e ushtruar ndaj grave është shkelja e të drejtave të njeriut që ndodh më së shpeshti në botën e sotme.

Organizatat në fjalë do të kenë edhe mbështetjen e kryetare së Parlamentit Federal të Zvicrës, Pascale Bruderer (SP) dhe të kryetares së dhomës së kantoneve të këtij parlamenti Erika Forster (FDP).

Mbrapa dhunës ndaj grave fshihet çështja e barazisë, ka thënë Brudderer. Shkaktari kryesor për vdekjen ose dëmtimin e shëndetit të grave në mes të moshës 15 dhe 44 vjeçare është dhuna e ushtruar ndaj tyre, thuhet në komunikatën e lëvizjes Christliche Friedensdienst, lancuese e fushatës.