Literaturë
Në ç’mënyrë i dhanë fund jetës 16 autorë të famshëm
Studimet thonë se shkrimtarët kanë dy herë më shumë gjasa për të kryer vetëvrasje se sa njerëzit e tjerë.
Nuk ka dyshim se bota letrare ka pësuar shumë humbje, pasi shumë nga gjenitë e letërsisë nuk arritën ‘të bënin paqe me jetën’. Onedio ka sjellë 16 prej tyre, për t’i kujtuar dhe lavdëruar për kontributin e tyre në letërsi, përcjell në shqip albinfo.ch.
Gerad De Neval (1808-1855)
Nerval ishte i njohur si një poet romantik, që vuajti nga melankolia për një kohë të gjatë. Pasi e dashura e tij u nda nga ai, Nerval e vari vetën në një shtyllë në rrugë.
John Berryman (1914-1972)
Poeti amerikan Berryman ishte vetëm 11 vjeç kur babai i tij kreu vetëvrasje, dhe kjo tragjedi pati ndikim në letërsinë, por edhe jetën e tij personale. Gjatë jetës së tij si i rritur, Berryman pati probleme me alkoolin, për çka edhe u shtrua në spital disa herë. Më 7 janar të vitit 1972, ai kërceu nga Ura e Washington-it në Minneapolis.
Jack London (1876-1916)
Shkrimtari i parë ‘miliarder’ në botë vuante nga çrregullimi bipolar dhe dyshohet se kjo e shtyu drejt vetëvrasjes.
Megjithëse ende ka dyshime lidhur me vetëvrasjen e tij, temat lidhur me vetëvrasjen që ka trajtuar në vepra, kanë bërë që njerëzit të mendojnë se ai mund ta ketë vrarë veten me qëllim.
Stefan Sweig (1881-1942)
Zweig ndodhej në mërgim dhe ishte në depresion të madh për situatën e atëhershme në Europë. Ai bëri vetëvrasje me gruan e tij, në Rio De Janiero, më 22 shkurt të vitit 1942.
Ndër të tjerash, në letrën e tij të vetëvrasjes thuhej “Europa u shkatërrua”, përcjell albinfo.ch.
Virginia woolf (1882-1941)
Shkrimtarja e famshme angleze Virgina Woolf vuante nga një depresion i madh pasi përfundoi së shkruari librin e saj të fundit. Në vitin 1941, ajo mbushi xhepat me gurë dhe u hodh në lumin Ouse.
Walter Benjamin (1892-1940)
Gjatë kohës sa shkrimtari hebre Benjamin qëndrotne në mërgim në Paris, gjermanët pushtuan Francën dhe shtëpia e tij u pushtua nga ushtarët nazistë. Ai u arratis në qytetin Portbou, në kufi me Spanjën, por çdo herë frikësohej se do ta kapnin nazistët, andaj thuhet se kreu vetëvrasje nga mbidoza me morfinë.
Sergei Yesenin (1895-1925)
Problemet me alkoolin dhe në lidhjen me gruan e tij, bënë që Yesenin të kalonte ca kohë në spitalin psikiatrik. Megjithatë, kur doli nga spitali, për Krishtlindje, ai u var në një dhomë hoteli në Moskë. Pranë trupit të tij u gjet një letër që e kishte lënë për mikun e tij Mayakovski.
Vladimir Mayakovski (1893-1930)
Ashtu si miku i tij Yesenin, edhe Mayakovski nuk mund të bënte paqe me jetën. Edhe ai kreu vetëvrasje në Moskë, në një kohë kur ishte shumë pesimist lidhur me jobesnikërinë e njerëzve ndaj revolucionit.
Ernest Hemingway (1899-1961)
Autori amerikan, gjatë gjithë jetës vuajti nga depresioni, paranoja dhe alkoolizmi. Ai e qëlloi vetën në kokë në verën e vitit 1961.
Anne Sexton (1928-1974)
Sexton po ashtu vuante nga depresioni, thuhet se kishte tendenca vetëvrasëse, që mund të vërehen në librat e saj. Madje, në librin “Vetëvrasja e Anne Sexton” vdekja e saj përshkruhet me këto fjalë:
“Ajo largoi pallton e vjetër të nënës së saj, hoqi të gjitha unazat, mbushi një gotë vodka, e mbylli vetën në garazhë, ndezi motorin e veturës së saj, duke kryer vetëvrasje nga helmimi prej monoksidit të karbonit”.
Cesare Pavese (1908-1950)
Poeti, kritiku dhe përkthyesi italian Pavese, mori një mbidozë të tabletave të gjumit, dhe i dha fund jetës së tij në një dhomë hoteli në Torino.
Romain Gary (1914-1980)
Romain Gary ishte i vetmi autor që fitoi dy herë çmimin Goncourt, një herë me emrin e vërtetë, dhe herën e dytë me pseudonimin Emile Ajar.
Dyshohet se Gary i dha fund jetës i ndikuar nga tragjedia e vdekjes së gruas së tij në vitin 1979.
Primo Levi (1919-1987)
Levi kishte thënë se ka humbur besimin në Zot, pasi u kap nga nazistët dhe u dërgua në kampin e Aushvicit.
Në moshën 68-vjeçare, ai u hodh nga shkallët e ndërtesës ku banonte.
Yukio Mishima (1925-1970)
Shkrimtari japonez, i cili po ashtu ishte nacionalist, formoi policinë e tij të krahut të djathtë të quajtur “Tatenokai”. Bashkë me këtë grup, ai shkoi në Tokio ku vizitoi Komandën Lindore të Forcave Vetëmbrojtëse të Japonisë, dhe morën peng komandantin, dhe paraqitën kërkesat e tyre. Pasi fjalimi i tij nuk i frymëzoi ushtarët, Mishima u kthye në zyrë dhe kreu një lloj vetëvrasje, që në Japoni njihet si ‘seppuku’.
Sylvia Plath (1932-1963)
Poetja amerikane vuante nga çregullime të mëdha bipolare. Ajo ishte në vitin e dytë në kolegj kur tentoi të bënte vetëvrasje për herë të parë, megjithatë u diplomua si një grua e suksesshme. Në vitin 1963, ajo la gati qumështin dhe biskotat për fëmijët e saj, mbylli derën duke u siguruar që gazi të mos depërtonte, dhe thuhet se kreu vetëvrasje duke e futur kokën në furrë.
David Foster Wallace (1962-2008)
Një nga autorët më të talentuar të letërsisë bashëkohore amerikane, David Foster Wallace, vuajti nga depresioni për afro 20 vjet. Ai i dha fund jetës në shtator të vitit 2008.
Burimi: Onedio
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji Në një ceremoni homazhi në Gjenevë, të përgatitur nga familja dhe miqtë e dashamirët e tij,...
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
Jeta në Zvicër
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel Pasi Interlaken në Bernese, Oberland vendosi të mos presë edicionin e 35-të në fund të nëntorit...
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision