Lajme
150 kompanitë më të mira ku mund të punoni në Evropë
Identifikimi dhe përcaktimi se cilat janë 150 kompanitë më të mira ku mund të punoni në Europë. Ky është qëllimi i “Europe’s Best Workplaces 2021”, shoqëri lider në studimin dhe analizimin e klimës së kompanive dhe employer branding, që përfshin 21 vende të kontinentit të vjetër dhe 3 mijë sipërmarrje.
Europe’s Best Workplaces, edicioni i 19-të, bën një nënndarje në katër kategori (kompani të mëdha, të mesme, të vogla dhe kompani shumëkombëshe), në bazë të numrit të punonjësve të pranishëm dhe rritjes në lidhje me pjesëmarrjen. Edicioni i këtij viti numëron 25 kompani më shumë krahasuar me vitin e kaluar (nga 125 në 150), transmeton Monitor.al, përcjell Albinfo.ch.
DHL është kompania më e mirë për të punuar në Europë në kategorinë e kompanive shumëkombëshe. Ajo ndiqet nga AbbVie e Cisco.
Në kategorinë e kompanive më të mëdha – me më shumë se 500 punonjës, kompania më e mirë për të punuar në Europë është Kuveyt Turk, ndjekur nga Sii Polska dhe Regeneron Ireland.
Në kategorinë e kompanive të mesme (që numërojnë nga 50 deri në 499 punonjës) dhe kompanive të vogla (nga 10 deri në 49 punonjës), kryesojnë përkatësisht Afas Software dhe Viisi Hypotheken.
Afas Software ndiqet nga Workhuman dhe LR Technologies Groupe në kategorinë e kompanive të mesme.
Ndërsa Utopies dhe Holle baby food AG renditen përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në kategorinë e kompanive të vogla.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit