Kosova

15 vjetori i shtetësisë së Kosovës shënohet edhe në Serbi për herë të parë

15 vjetori i shtetësisë së Kosovës ka shënuar një ngjarje të rrallë. Festa e Pavarësisë, këtë vit për herë të parë u shënua edhe në Beograd.

Ky organizim u mbajt nga ambasadori Jetish Jashari në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, transmeton albinfo.ch.

Të ftuar në këtë ngjarje, përveç përfaqësuesve të shoqërisë civile e misioneve diplomatike ndërkombëtare ishin edhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës.

“Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari,  për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj!”, ka shkruar Ragmi Mustafi.