Lajme
15 vendet më të bukura në botë për t’u vizituar
Udhëtimet nëpër botë të japin një ndjesi dhe emocion të veçantë, sidomos kur bëhet fjalë për të parë e provuar eksperienca që nuk i hasim në vendin ku jetojmë.
Skyhook, faqja kushtuar udhëtimeve, bëri një sondazh për të zbuluar se cilat ishin vendet më të preferuara në botë për t’u vizituar.
Nga ky sondazh, 15 ishin ato që kryesuan top listën.
Vendin kryesor nga turistët e morën shtetet nga ku mund të shihen Dritat Veriore, si SHBA, Alaska, Minesota, Michigan, Maine dhe disa vende të tjera veriore.
Vendin numër dy e zuri ‘Trekking’ në shtegun e Inkave, për në Machu Picchu, vendi i tretë u pasua nga vizitat në ishujt Galapagos, më pas ngjitja në majën e Kilimanxharos, në vendin e pestë lundrimi në Antarktik, më pas eksplorimi i qytetit antik të Petrës, udhëtimi në kampin e Everestit, vizita në safarin e Afrikës, zhytje në “Great Barrier Reef”, udhëtim në hapësirë, “Trekking” me gorilla, vizitat në kanionin e madh të Arizonës, përjetimi i eksperiencës në balonat e Kapadokias, vizitë në pamjen mahnitëse të Angkor Wat në Cambodia, dhe në vend të 15-të u listua eksperienca e sërfit në Indonezi.
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026