Bota
15 persona në botë kanë pasuri mbi 100 miliardë dollarë
Vlera neto e kombinuar për këta njerëz është rritur me 13 për qind këtë vit, përkthyer në shifra te tjera, në 2.2 trilionë dollarë
“Klubi” i super të pasurve në botë tani ka 15 anëtarë me pasuri mbi 100 miliardë dollarë, duke vazhduar të thyejnë rekorde, pasi tejkalojnë valët e inteligjencës artificiale, mallrave luksoze dhe ndryshimeve gjeopolitike.
Vlera neto e kombinuar për këta njerëz është rritur me 13 për qind këtë vit, përkthyer në shifra te tjera, në 2.2 trilionë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Kjo e dhënë mposht ritmin e inflacionit dhe tregun më të gjerë të aksioneve. Mes tyre, ata mbajnë gati një të katërtën e pasurisë së 500 njerëzve më të pasur në botë. Ndërsa të 15-tët kanë kaluar 100 miliardë dollarë, kjo është hera e parë që të gjithë ata kanë arritur të kenë pasuri të atij niveli në të njëjtën kohë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Trashëgimtarja e “L’Oreal”, Francoise Bettencourt Meyers, themeluesi i Dell Technologies, Michael Dell dhe miliarderi meksikan Carlos Slim, të gjithë fillimisht arritën pragun në pesë muajt e fundit dhe disa janë luhatur rreth atij niveli, duke e kaluar atë disa herë.
Bettencourt Meyers ishte gruaja e parë që arriti një pasuri me 12 shifra në dhjetor, pasi aksionet e kompanisë së kozmetikës luksoze shënuan vitin e tyre më të mirë që nga viti 1998. Meyers, 70 vjeç, renditet e 14-ta në indeks me një vlerë neto prej 101 miliardë dollarë.
Dell, 59 vjeç, kohët e fundit gjithashtu arriti të kishte në pasurinë e tij 100 miliardë dollarë, pasi kërkesa për pajisje të lidhura me AI rriti çmimin e aksioneve të Dell Technologies në nivele rekord. Ai tani është i 11-ti në indeksin e pasurisë së Bloomberg me një pasuri prej 113 miliardë dollarësh.
Anëtarë të tjerë të rinj në këtë grup përfshijnë Slim, 84 vjeç, i cili renditet i 13-ti me 106 miliardë dollarë. Personi më i pasur në Amerikën Latine shtoi rreth 28 miliardë dollarë në vlerën e tij neto në vitin 2023.
Kryesuesi i supermiliarderëve është themeluesi dhe shefi ekzekutiv i LVMH, Bernard Arnault, 75 vjeç, me një vlerë neto prej 222 miliardë dollarësh. Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, 60 vjeç, renditet i dyti me një vlerë neto prej 208 miliardë dollarësh.
Sakaq, CEO i Tesla, Elon Musk, 52 vjeç, ka një vlerë neto prej 187 miliardë dollarësh dhe renditet i treti në indeks. Pasuria e tij, e cila ka rënë me më shumë se 40 miliardë dollarë këtë vit, përbëhet kryesisht nga aksionet në prodhuesin më të vlefshëm të makinave në botë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor