Futboll

Kërkohen 15 milionë franga për Kampionatin Evropian të femrave në Zvicër

Janë mbledhur mbi 16 000 nënshkrime që argumentojnë se nuk duhet kursyer për barazi në sport në shtetin e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Janë 16 000 nënshkrime në një peticion qytetar që i kërkon Këshillit të Shteteve të korrigjojë vendimin e Këshillit Federal për mbështetjen financiare për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025.

Qeveria kundërshton rritjen e financimit nga 4 në 15 milionë franga, siç kërkohet në një mocion komisioni. Në vitin 2008, Konfederata mbështeti Kampionatin Evropian të futbollit për meshkuj me 80 milionë franga. Prandaj, nënshkruesit argumentojnë se nuk duhet bërë asnjë kursim për barazinë në sport.

Rritja e kontributit federal duhet të shpenzohet për komunikimin ndërkombëtar, financimin e biletave të kombinuara të transportit publik, lëvizshmërinë e qëndrueshme dhe promovimin e turizmit.