Integrimi
15 kg drogë, dënohet shtetasi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës
Ata, për një numër deliktesh me drogë janë dënuar me nga 3.5 vjet dënim për të rinj respektivisht 4.5 vjet burg
Dy shqiptarë, njëri shtetas i Shqipërisë (19) dhe tjetri i Kosovës (42 vjeç) janë dënuar nga Gjykata e Landit në Traunstein për një numër deliktesh me drogë me 3.5 vjet dënim për të rinj respektivisht 4.5 vjet burg
Policët e kishin kontrolluar më 6 maj të këtij viti një automobil VW Sharan me regjistrim të Hamburgut. Kosovari 42 vjeçar me qëndrim në Hamburg po e ngiste automjetin që po vinte nga Austria ndërsa 19 vjeçi ishte ulur pranë tij dhe vinte nga Italia. Policia në rezervoarin e gazit të makinës gjeti 15.2 kilogramë marihuanë.
Në procesin gjyqësor dy të akuzuarit ia vishnin fajin njëri tjetrit. Përderisa 42 vjeçi ngulte këmbë se udhëzimet i jepte 19 vjeçi dhe se vetë nuk e dinte se nga duhej shkuar ky i fundit pohonte se fajtor kryesor ishte 42 vjeçi, shkruan traunsteiner Taglatt. I riu ngulte këmbë se ai ishte në kërkim të punës dhe pasi që nuk kishte të holla, kishte pranuar ofertën e kosovarit të panjohur për të marrë pjesë në transportimin e drogës.
Por, gjyqtari nuk u besoi asnjërit. Ai, në vendimin e tij tha se të dytë e kishin ditur se po transportonin drogë. Por, si rrethanë lehtësuese gjykata ka marrë faktin se kjo drogë nuk kishte arritur të dilte në treg.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!