Lajme

149 shtetas kosovarë u kthyen nga Zvicra në Kosovë

Riatdhesime nga Zvicra për në Kosovë.

Në aeroportin “Adem Jashari” kanë arritur 149 persona, të kthyer nga Zvicra në Kosovë. Kompania CH-Air Airlines ka riatdhesua shtetasit kosovarë në fluturimin special nga Cyrihu në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.

Është bërë e ditur se më pak se 2 mijë shtetas kosovarë që kanë mbetur të ngujuar jashtë vendit po presin ende të kthehen në Kosovë.

Aeroporti i Prishtinës kërkon që për fluturime në kthim kosovarët në diasporë të adresojnë pyetjet e tyre në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodhen, ndërsa për bileta duhet të kontaktojnë drejtpërdrejt kompanitë ajrore dhe agjencitë.

Po ashtu duhet të kenë mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi, kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e ambasadave/Zyrave të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare, transmeton albinfo.ch.