Shkurt.ch
140 afaristë kundër SVP-së!
Sipas afaristëve në fjalë, politika e tillë e SVP-së rrezikon mirëqenien ekonomike të Zvicrës
140 njerëz afaristë, kryesisht të afërm me partinë Liberale (FDP), në një letër të hapur, drejtuar SVP-së kritikojnë qasjen negative të kësaj të fundit në raport me marrëveshjen që Zvicra ka me BE-në mbi qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave.
Sipas afaristëve në fjalë, politika e tillë e SVP-së rrezikon mirëqenien ekonomike të Zvicrës.
Sipas gazetës “NZZ am Sonntag”, kritikat e afaristëve kanë të bëjnë me iniciativën që SVP e ka lancuar ditë më parë mbi kufizimin numrit të të huajve në Zvicër.
“Pranimi eventual i kësaj iniciative nga votuesit, do të rrezikonte qindra mijë vende të punës, thuhet në letër, ku theksohet se SVP në këtë mënyrë po bën veprim të papërgjegjshëm.
140 nënshkrimet janë tubuar brenda dy ditëve. Në mesin e nënshkruesve janë edhe Andreas Schmid, kryetar i Këshillit administrativ të Aeroportit të Cyrihut, bankieri privat Raymodn J. Bär etj.
Ky i fundit e kritikon SVP-në duke thënë se “mua si qytetar më trondit se në çfarë mënyre populiste përpiqet SVP për “gjuetinë” në vota.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata Reshjet e borës goditën Zvicrën gjatë orës së pikut. Jo të gjitha qytetet ishin në gjendje...
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus