Shkurt.ch

140.000 kundër parapagimit të televizionit

„200 franga janë të mjaftueshme“. Ky është emri karakteristik që i ka vënë vetes një komitet i cili ka iniciuar peticionin kundër çmimit të shtrenjtë të parapagimit për radiotelevizionin publik. Ky komitet ka dorëzuar sot në Bernë listën me 140.000 nënshkrimet e grumbulluara për këtë iniciativë.

Komiteti përbëhet nga njerëz të partive dhe bindjeve të ndryshme ndërsa atë e kryeson deputetja nacionale nga radhët e SVP-së, Nathalie Rickli.

Peticioni u drejtohet themeluesve të SRG-së, parlamentit dhe indirekt edhe qeverisë federale, e cila e përcakton lartësinë e çmimit të parapagimit.

Aktualisht në emër të parapagimit për shërbimet radiodifuzive dhe të televizionit, banorët e Zvicrës paguajnë 462 franga në vit. Shumë kjo që konsiderohet e stërmadhe dhe e paarsyeshme, jo vetëm nga nismëtarët e peticionit.