Zhvillim
14 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, dhe “Sheshi” përsëri nuk është i të gjithëve
Ngjarjet që ndodhën disa ditë para përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni më shqetësuan. Mendoj që është një tregues i rëndësishëm fakti që abuzuesit e të rinjve në Sheshin Maqedonia kanë brohoritur thënie si “Sheshi Maqedonia nuk është për ju” ,thënie kjo e cila është pasuar me dhunë. Kjo që ndodhi tregon dy gjëra: së pari vë në dukje faktin që në shtetin tonë akoma pakënaqësitë dhe komplekset tona i zgjedhim me dhunë, dhe e dyta, që do të doja ta shqyrtoja me rastin e këtij përvjetori, është përkatësia e deklaruar e Sheshit.
Po ta mendojmë mirë, nuk është shumë e çuditshme që disa njerëz i caktojnë përkatësi etnike shesheve. Në fund të fundit, ne me vite kemi parti politike dhe një qeveri që avancon përkatësitë etnike të shesheve dhe çka është edhe më e rëndësishme, ato ndihen shumë rehat me konceptin e shesheve të ndara dhe përjashtuese. Por, Marrëveshja e Ohrit dhe ideologjia që duhet ta pasojë atë, thjesht respekti i dinjitetit njerëzor dhe diversitetit, duhej të avanconte të kundërtën: një shesh ku të gjithë do të ndiheshin të lirë dhe rehat. Por kjo nuk po ndodh , edhe përkundër shpresave dhe prononcimeve për përparim.
Por ky vend i ndarë nuk mund të jetë Shkupi. Ky nuk është Shkupi që unë dhe bësoj shumë të tjerë, e duan. Kjo nuk është Maqedonia në të cilën ne duam të jetojmë. Shkupi ka ditur të jetë vënd i shkëmbimeve të ideve, të besimeve dhe kulturave. Përse nuk mund të jetë i tillë tani? Pse partitë politike të Maqedonisë kanë vendosur të përvetësojnë një politikë përçarëse, duke marrë parasysh që të gjitha partitë e mëdha politike aktuale në vend kanë qënë nënshkruese të Marrëveshjes së Ohrit që qëndisi shtetin multi-etnik. Shkupi duhet të jetë po aq i imi sa i çdo qytetari, dhe këtë nuk e thotë Marrëveshja, këtë e thotë tradita demokratike moderne e çdo shteti që njihet si i tillë.
Ndoshta këtu qëndron problemi, ne nuk jemi akoma një shtet i mirëfilltë demokratik. Nëse ky është problemi atëherë kemi një mundësi të madhe përpara, dhe kjo mundësi fillon me sheshin me të madh të Shkupit. Sheshet e hapura me vete bartin një ide të madhe, atë të lëvizjes dhe mbledhjes së lirë të njerëzve. Fakti që sheshet në Maqedoni nuk janë të tilla është shqetësuese sepse nëse aty nuk lejohet kalimi i lire, pa frikë atëherë shteti e ka tradhëtuar qytetarin duke mos mbrojtur lirinë e identitetit të tij. Një shesh kaq i madh në kryeqytet duhet të jetë një vend ku mund të shprehen veçantitë e çdonjërit, përderisa ato nuk dhunojnë të drejtën e tjetrit.
Kështu që do doja të pyesja politikanët tonë të të gjitha etnive, kujt mendoni që duhet ti përkas Sheshi Maqedonia? A duhet ky shesh të përfaqësoje Republikën e Maqedonisë së tanishme? Nëse po, ai duhet të mirëpresë të gjithë, të jetë një shesh ku kulturat dhe besimet shkëmbehen lirshëm, këtë do të duhet ta bëjë edhe Sheshi Skenderbe. Kurse nësë Sheshi Maqedonia duhet të përfaqësojë Maqedoninë e lashtë, atëherë, fatkeqsisht, asnjë qytetar i kësaj Republike nuk do të duhej të shkilte mbi të.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik