Shkurt.ch

14 të lënduar nga turbulencat gjatë fluturimit

Katërmbëdhjetë pasagjerë të një aeroplani të Kompanisë Ajrore Air Canada kanë pësuar lëndime të lehta për shkak të turbulencave gjatë fluturimit. Me të aterruar në aeroportin e Cyrihut ata i janë nënshtruar kontrollit mnjekësor ndërsa janë hospitalizuar shtatë prej tyre, shkruan nzz.ch.

Aeroplani ishte duke fluturuar në linjën Toronto-Cyrih. Bëhet fjalë për një fluturim të përbashkët të kompanive ajrore Air Canada dhe Swiss.

Sipas përgjegjësve të aeroportit të Klotenit (Cyrih), aeroplani kishte hasur në vakuume ajrore gjatë fluturimit mbi Atlantik dhe për këtë ishin njoftuar me kohë shërbimet e aeroportit.