Lajme

14 Shkurti sjell mërgimtarë në Kosovë, pra jo vetëm për të votuar

Dita e të dashuruarve rastisi të jetë edhe dita e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës. E, për të hedhur votën e tyre në vendlindje shumë mërgimtarë ia mësyn Kosovës ditëve të fundit. Me vetura, me autobus e me aeroplanë, nga shtete të ndryshme u deklaruan se erdhën për zgjedhje. Megjithatë, ka edhe nga ata që nuk e kanë primare çështjen e votimit dhe se kjo nuk ishte arsyeja që i solli në Kosovë. 

Zulqif Meliqi nga Hani i Elezit, i cili jeton në Fribourg të Zvicrës tha: “Nuk kam ardhur vetëm për zgjedhje, kam votuar në Zvicër e kam përfunduar votimin me postë. Kam ardhur me e pa nënën, të shoqen e kam këtu, edhe për zgjedhje, por më mirë për festën e dashurisë që është sot”, u shpreh ai për albinfo.ch sot në aeroportin e Prishtinës. 

NdërsaFilloreta Shorra po ashtu nga Hani i Elezit me banim  Fribourg  Zvicrës tha se nuk ka ardhur për  votuar. “Jo, nuk kam ardhur për  votuar, por vetëm me e pa familjen”, u shpreh ajo. 

Gjatë ditës së sotme në Aeroportin e Prishtinës kanë arritur gjithsej 950 persona. Ndërsa votimet në gjithë vendin po vazhdojnë dhe deri në orën 15:00 pjesëmarrja në zgjedhje në gjithë Kosovën është 32.21% sipas të dhënave të fundit të KQZ-së.