Shkurt.ch
14 raste të vdekjes nga tabletat “antibaby”
Rasti i parë i regjistruar ka ndodhur në vitin 1991 ndërsa deri tash i fundit, në janar të vitit 2013

Gjatë periudhës nga viti 1991 deri më 30 qershor 2013 kanë vdekur 14 femra si pasojë e përdorimit të tabletave kundër shtatzënisë (antibaby). Kështu ka bërë të ditur Swissmedic duke iu referuar raporteve zyrtare për vdekjet e shkaktuara nga ky medikament i kontestuar.
Pasoja tipike e marrjes së pilulave në fjalë është embolia e mushkërive e cila shpesh përfundon në vdekje.
Rasti i parë i regjistruar ka ndodhur në vitin 1991 ndërsa deri tash i fundit, në janar të vitit 2013 ka konfirmuar Swissmedic në raport të publikuar më parë nga tages anzeiger.
Femrat që kanë pësuar nga këto barëra kanë qenë në mes të moshës 17 dhe 49 vjeçare, ndërsa gjysma e tyre kanë qenë më të reja se 30 vjeçe.
Debati lidhur me pasojat anësore të mjeteve kontraceptive me bazë hormonale është ngjallur sërish ditëve të fundit. Si shkas për këtë ka qenë vajza 16 vjeçare Celine, e cila pas marrjes së pilulave kontraceptive Yasmin të prodhuesit gjerman Bayer ka mbetur me pasoja tepër të rënda shëndetësore.
Bayer jo vetëm që ka hedhur poshtë kërkesën e prindërve të Celinës për dëmshpërblim por në një gjykim i ka nxjerrë ata fajtorë, duke kërkuar pagesën e shpenzimeve procedurale prej 120 ijë frangash. Ata bashkë me sigurimin shëndetësor CSS kanë paralajmëruar ankesë në Gjykatën e lartë të Cyrihut.
Sipas CSS, Bayer në tekstin shpjegues të tabletave të veta kontraceptive nuk ka paralajmëruar sa duhet për rreziku nga tromboza dhe me këtë ka shkelur detyrimin që ka si prodhues.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vetëdorëzohet edhe motra e Besar Nimanit, mohon akuzat Për atentatin para gjykatës policia nxori disa urdhërarreste, mes tyre edhe për vëllain e Besarit, Berat...
-
Agron Tufa vjen në Gjenevë me librin “Njeriu buzë lumit”
-
Nga Zvicra hapin biznes në Kosovë
-
Kurti për pesë shqiptarët që garojnë në zgjedhjet e Hamburgut: Sukses për diasporën
-
Ky është programi i autorëve shqiptarë në Sallonin e Librit, në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet ‘e fortë’ në krahun e Ukrainës Qeveria zvicerane është çdo gjë tjetër veçse neutrale në lidhje me një grindje që ndodhi të...
-
Hapet sezoni i peshkimit në Zvicër
-
Zvicër: Epidemia e gripit po ulet
-
Zvicër: A po mbaron puna në shtëpi?
-
Si mund të përfitojnë qiramarrësit në Zvicër nga normat e reja, më të ulëta të interesit?