Lajme
14 mijë libra shqip nisen nga Shqipëria në diasporë
14 mijë libra janë nisur drejt diasporës, për të mësuar shqip fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu, duke theksuar se ky është viti i gjuhës shqipe.
Ajo tha se Ministria e Arsimit tashmë ka vendosur lidhje me shoqata në vende të ndryshme evropiane.
Bëhet fjalë për botimet e nivelit të parë dhe të dytë të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, në mënyrë që kjo t’u përcillet të gjithë nxënësve shqiptarë në botë që të njohin letërsinë shqipe.
“Përpara nisjes së vitit shkollor, ne po përgatitemi që të shpërndajmë tekste shqip për fëmijët e diasporës, kudo që ata jetojnë. Të gjithë mësuesit e diasporës janë tashmë gati për të mësuar fëmijët tanë.
E kemi quajtur vitin e gjuhës shqipe. Kemi qenë të gjithë të angazhuar që të ecim sa më shpejt me çfarë nevojitet përsa i përket kompletimit me tekste të niveleve të ndryshme në gjuhën shqipe, ku Ministria e Arsimit dhe Sportit menaxhon të gjitha aspektet, deri në dërgimin e teksteve shqip. Kemi vendosur lidhje me shoqata dhe me programe që po zhvillojmë siç është programi “Mësues për Shqipërinë”, Ogerta Manatsirliu.
Ajo tha se ky program po zvillohet për mbështetjen e gjuhës shqipe për fëmijët në diasporë, duke shtuar faktin se po bashkëpunojnë me Kosovën për botimin e nivelit të tretë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës










