Integrimi
14 kosovarë kapen duke hyrë ilegalisht në Gjermani
Ata, nga Kosova kishin ardhur pjesërisht përmes trafikantëve e pjesërisht krye më vete
Të dielën, më 26 tetor, në lokalitete të ndryshme të landit të Bavarisë, në afërsi të kufirit me Austrinë, në rrjetin e policisë kanë rënë së paku tri raste të kontrabandimit me të huaj pa leje qëndrimi në Gjermani.
Se vala e ikjes ilegale të kosovarëve në vendet e perëndimit nuk po tregon shenja zvogëlimi dëshmon edhe ky fakt: Në njërin nga këto tri raste të kapura bëhet fjalë për një makinë mercedes në të cilën ishin plot 14 shtetas kosovarë. Shoferi dhe trafikuesi i tyre gjerman është kontrolluar nga policia dhe pasi i është dhënë dëshmia për kallëzim penal, është lënë të vazhdojë rrugën i lirë.
14 kosovarët, sipas wochenblatt.de, e cila u referohet burimeve policore, nga Kosova kishin ardhur pjesërisht përmes trafikantëve e pjesërisht krye më vete.
Gjithsej gjatë kësaj fundjave në regjionin e përmendur kufitar janë kapur 82 persona që po hynin në Gjermani pa leje përkatëse. Shumica ishin afganë dhe sirianë. Disa prej tre i kanë deklaruar policisë se për ardhjen deri këtu kanë paguar nga 2500 deri 4000 euro.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër