Lajme
1324 raste të racizmit antiislam në Austri gjatë vitit 2022
Tregues të trishtueshëm islamofobie në Austri
Raportohet se vitin e kaluar Austria regjistroi 1,324 incidente në lidhje me racizmin antimysliman dhe islamofobinë, sipas Raportit mbi Racizmin Antimysliman për vitin 2022, përcjell albinfo.at.
Referuar një raporti të publikuar nga Qendra Austriake e Dokumentacionit dhe Këshillimit për Myslimanët, shumica e sulmeve kanë ndodhur në platforma dixhitale.
Raporti theksonte se 15.2 për qind e të ekspozuarve ndaj racizmit antimysliman, sulmeve verbale dhe fizike ishin burra, ndërsa dy herë më shumë, 40.2 për qind, ishin gra.
Rreth 92 për qind e sulmeve në platformat dixhitale ishin gjuhë urrejtjeje kundër Islamit dhe myslimanëve, ndërsa pesë për qind ishin nxitje.
Ndërsa 81.6 për qind e sulmeve u regjistruan në platformat online, 38.9 për qind ndodhën në fusha të ndryshme të jetës shoqërore në Austri, ku jetojnë rreth 700,000 myslimanë.
Numri më i madh i incidenteve raciste është regjistruar në kryeqytetin e Vjenës.
Selime Ture nga Qendra për Dokumentim dhe Këshillim tha se racizmi antimysliman po bëhet “normal” në Austri.
Siç tha ajo, disa “të ashtuquajtura studime akademike” nga institucionet e njëanshme luajnë një rol kyç në këtë trend në rritje.
Toure shtoi se njohja e problemit të islamofobisë është shumë e nevojshme, sepse ajo mohohet në politikën austriake.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit