Lajme

131 të shëruar nga koronavirusi në Zvicër

Deri më tani është bërë testimi i mijëra personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Zvicër.

Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është shumëfishuar nga dje.

“Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, bën të ditur se deri më tani 131 persona kanë arritur të shërohen në Zvicër nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.

Në Zvicër, deri më sot janë vërtetuar 7,474 raste të infektimeve me koronavirus. Të gjithë të sëmurët janë izoluar dhe po marrin trajtim nga organet shëndetësore.

Të dhënat e fundit tregojnë se përkundër rritjes së të prekurve nga koronavirusi, ka rritje edhe në të shëruar, sa ishin dje 15 përsona të shëruar, tani statistikat tregojnë se ato janë shumfishuar duke shkuar në 131 persona të shëruar, albinfo.ch.

Ndërkohë që edhe Gjermania, Austria dhe Franca po përballen me numër të madh të të prekurve, numri i të shëruarve çdoherë e më shumë është duke u rritur /Albinfo.ch

https://www.worldometers.info/coronavirus/#countries