Lajme
13 milionë të papunë në BE
Shifrat e fundit mbi papunësinë në Bashkimin Evropian janë publikuar, duke ofruar një panoramë jo shumë të qartë.
Lajmi i keq është se ka ende 13 milionë të papunë në të gjithë bllokun, ose 5.9 për qind të popullsisë së tij.
Ndërsa lajmi i mirë është se trendi është i qëndrueshëm dhe papunësia aktualisht ka rënë me 0.1 për qind në gusht, krahasuar me muajt paraardhës, korrik dhe qershor.
Kuotat më të larta të papunësisë konstatohen në Spanjë, 11.3 për qind; Greqi, 9.5 për qind; dhe Suedi, 8.4 për qind.
Vendet në fjalë kanë gjithashtu nivelet më të larta të papunësisë tek gratë, trandmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Në tërësi, Bashkimi Evropian ka më shumë gra të papuna sesa burra, me një përpjesëtim 6.1 me 5.7 për qind.
Të dhënat e EUROSTAT tregojnë gjithashtu papunësinë tek të rinjtë. Më shumë se 14 për qind e të rinjve nën 25 vjeç nuk kanë një punë, me nivelet më të larta sërish në Spanjë, 24.7 për qind; në Suedi, 23.8 për qind; dhe Estoni 22.7 për qind.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










