Kosova

13 gra vdiqën vitin e kaluar nga dhuna në familje

13 gra kanë vdekur si pasojë e dhunës në familje në Kosovë. 

Vetëm periudha e janar- shtator e vitit të kaluar ka shkaktuar 13 vdekje të grave dhe 1 mijë raste të tjera të dhunës në familje. 

Kështu u bë e ditur në raportin e OSBE-së të publikuar sot. 

Raporti “Strehimoret për viktimat e dhunës në familje në Kosovë”, tregon për gjendjen e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje në Kosovë. 

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë,  Jan Braathu, e cilësoi shkuese faktin për dhunën që po u bëhet grave në Kosovë.

“Është një fakt i frikshëm, por kjo nuk ndodhë vetëm këtu por edhe në botë. Vendi më i rrezikshëm për gruan është të jetë në shtëpinë e saj e keqtrajtuar. Vitin e kaluar së paku 13 kanë gjetur vdekjen nga dhuna. Janë vrarë 30 gra nga burrat ose baballarët, e ky fakt është se strehimoret janë të nevojshme për t’i larguar gratë nga një marrëdhënie abuzive. Vitin e kaluar 7 strehimore kanë ofruar strehim për 400 raste, numri do të ishte më i lartë nëse gratë do të ishin më të informuara”, tha ai.

Braathu tha edhe se ndarja e buxhetit për strehimoret mbetet sfidë e qeverisë, shkruan Albinfo.ch.

“Kosova ka legjislacion dhe strategji për mbrojtjen e grave dhe po bëhet një punë e mirë, si rrjedhojë ne përkrahim institucionet e Kosovës ne luftën kundër dhunës, por që sfida e madhe për strehimoret është buxheti i ndarë enkas për të, mungon përkrahja nga komuna dhe donacionet. Jam i sigurt që institucionet e Kosovës do të punojnë, por edhe komunat se kjo nuk është vetëm e institucioneve qendrore”, shtoi shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Adile Shaqiri, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale tha se ka 8 strehimore në Kosovë.

“Buxheti që kemi ndarë që nuk është i mjaftueshme, është bërë një monitorim i suksesshëm ku na rezulton se buxheti i ndarë është shkuar në vendin e duhur andaj nuk mund të themi se është pak. Me shumë prioritet kemi ngritur përqindjen e mbështetjes, andaj ftojmë partnerët që të vazhdojnë të ofrojnë shërbime pasi që kanë staf të profilizuar”, ka thëne Shaqiri.