Kosova
13 deputetë zviceranë qortojnë BE-në se po favorizon Serbinë në raport me Kosovën
"Në mënyrë të pakuptueshme, këmbëngulin përfaqësuesit e BE-së, ende shumë njëanshëm për lëshime nga ana e qeverisë së Kosovës"
Me nismën e bashkëkryetarit të Partisë Socialdemokrate, mik i dëshmuar i shqiptarëve dhe Kosovës, Cédric Wermuth, një grup prej 13 deputetësh të Parlamentit Zviceran i kanë drejtuar një letër presidentes së Kosmisionit Evropian, Von der Leyen. Në letër ata shprehin shqetësimin e thellë për trajtimin e pabarabartë të palëve, gjegjësisht favorizimin e Serbisë dhe diskriminimin e Kosovës që po ushtron poilitika aktuale e BE-së.
Në vazhdim, letra e plotë:
E nderuara zonja Presidente e Komisionit Evropian,
Ndajmë shqetësimin tuaj për situatën e tensionuar në Republikën e Kosovës dhe ju falënderojmë Ju dhe Bashkimin Evropian (BE) për të gjitha përpjekjet e deritashme për depërshkallëzim. Është pjesë e rolit të Bashkimit Evropian të kërkojë hapa konkretë nga të gjitha palët e përfshira, dhe ato gjithashtu t`i zbatojnë. Megjithatë, ne jemi të befasuar nga fakti se kjo aktualisht po ndodh vetëm në një mënyrë shumë të njëanshme.
Me shpresë të madhe e kemi ndjekur edhe dialogun e vazhdueshëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Megjithatë, qëndrimi i kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, dhe i të dërguarit të tij të posaçëm, Miroslav Lajčák, kërcënon të mbysë këtë shpresë.
Pala serbe ka vite që refuzon bërjen e koncesioneve më të vogla. Për më tepër, Presidenti Vuçiq provokon qëllimisht kaos dhe dhunë në veri të Kosovës kur atij kjo i duhet për qëllime të politikës së brendshme. Nuk ndodhte rrallë që ai të hiqte dorë nga zotimet e supozuara pikërisht pasi kthehej në Beograd, pra për publikun e tij. Në mënyrë të pakuptueshme, këmbëngulin përfaqësuesit e BE-së, ende shumë njëanshëm për lëshime nga ana e qeverisë së Kosovës. Ne ndajmë sigurisht kërkesën tuaj për të drejta të barabarta për pakicën serbe në Kosovë. Kjo duhet të garantohet dhe të zbatohet, nuk ka dyshim për këtë. Por veprimet e Qeverisë kosovare në veri të vendit bazohen në Kushtetutën e Kosovës dhe në parimet e shtetit ligjor.
Masat shtesë të njëanshme kundër Republikës së Kosovës që u shpallën javën e kaluar na shkaktojnë habi të madhe. Ato nuk përbëjnë në asnjë mënyrë kontribut për forcimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë ose për të zgjidhur konfliktin. Me këtë politikë arbitrare ndaj Republikës së Kosovës dhe me heshtjen në të njëjtën kohëpërballë qeverisë Vuçiq, BE-ja vepron në kundërshtim me qëndrimin e saj të qartë në Ukrainë. Ajo i bie në shpinë pikërisht qeverisë së vendit që ka qëndrimin më të vendosur në Ballkanin Perëndimor në anën e Ukrainës dhe demokracisë evropiane. Kjo është zhgënjyese për ne si evropianë të bindur.
Ju kërkojmë, zonja Presidente, që masat e shpallura dhe qëndrimi i BE-së të rishqyrtohen. Republika e Kosovës dhe veçanërisht qytetarët e saj meritojnë që Europa t’u hapë derën dhe të mos i braktisë.
Sinqerisht,
Matthias Aebischer, Këshilltar Kombëtar, Partia Social Demokrate (SP)
Laurence Fehlmann-Rielle, Këshilltare Kombëtare, Partia Social Demokrate (SP)
Roland Fischer, Këshilltar Kombëtar, Partia Liberale e Gjelbër (Grünliberale)
Claudia Friedl, Këshilltare Kombëtare, Partia Social Demokrate (SP)
Niklaus Gugger, Këshilltar Kombëtar, Partia Popullore Evangjliste (EVP)
Natalie Imboden, Këshilltare Kombëtare, Partia e Gjelbër (Grüne)
Marc Jost, Këshilltar Kombëtar, Partia Popullore Ungjillore (EVP)
Konti Maya, Këshilltar i Shteteve, Partia e Gjelbër (Grüne)
Fabian Molina, Këshilltar Kombëtar, Partia Social Demokrate (SP)
Eric Nussbaumer, Këshilltar Kombëtar, Partia Social Demokrate (SP)
Priska Seiler Graf, Këshilltare Kombëtare, Partia Socialdemokrate (SP)
Carlo Sommaruga, Këshilltar i Shteteve, Partia Social Demokrate (SP)
Cédric Wermuth, Këshilltar Kombëtar, Partia Social Demokrate (SP
Letra u dërgohet në kopje edhe:
– Zoti President Federal Alain Berset; Këshilltari Federal Ignazio Cassis, Shef i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme; Z. Petros Mavromichalis, Ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër dhe Lihtenshtajn.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje