Shqipëria
1200 persona janë ndaluar, pasi kërkuan azil me dokumente false
Shqiptarët po tentojnë të dalin jashtë vendit me dokumente të falsifikuara me qëllim shmangien e refuzimit të kalimit si pasojë e shtimit të masave kundër azilit. Shumica e tyre rezultojnë përsëritës, ndërsa vetëm në Aeroportin e Rinasit, gjatë dy muajve të fundit janë arrestuar 30 persona për falsifikim letërnjoftimesh e dokumentesh, ndërsa 77 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, raporton “TCH”.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman shkoi vetë në drejtorinë e Policisë së Dibrës, ku u kërkoi të punojnë më shumë për parandalimin e azilkërkimit. Sipas tij shumë shtetas me dokumente të falsifikuara, apo me pretendime si dhuna në familje e pretendime ekonomike po kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, përcjell albinfo.ch.
Prej gushtit kur kanë hyrë në fuqi masat anti-azil u është refuzuar kalimi rreth 1200 shtetasve, 800 vetëm në aeroportin “Nënë Tereza”.
Më shumë se 30 shtetas të tjerë janë proceduar për braktisje të fëmijëve në zonën Shengen, ndërsa masat anti-azil u ndërmorën pas marrëveshjes edhe me qeverinë franceze, pasi edhe ky shtet ka shprehur shqetësimin për numrin e lartë të azilkërkuesve.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











