Shqipëria
120 mijë turistë në Gjirokastër prej fillimit të vitit

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës gjatë këtij viti ka shënuar një fluks të lartë turistësh vendas e të huaj.
Qendra muzeale e qytetit është destinacioni fillestar, pasi të gjithë turistët e nisin vizitën nga kalaja e qytetit.
Drejtoria e Turizmit, Trashëgimisë dhe Sporteve në bashkinë e Gjirokastrës ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-gusht Gjirokastra u vizitua nga 120 mijë turistë, nga të cilët 80 mijë të huaj dhe 40 mijë vendas.
Ndër destinacionet më të preferuara për turistët janë Pazari karakteristik, kalaja e Argjiros, banesat karakteristike të Zekatëve, Skëndulajve, Parku Natyror i Viroit apo vlerat e trashëgimisë kulturore në njësitë administrative si Parku Arkeologjik i Antigonesë, objektet e kultit.
Gjatë këtij viti Bashkia e Gjirokastrës ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike për promovimin e vlerave të folkut, traditës, etj.
Turistët që vizitojnë qytetin e gurtë mbeten përherë të mahnitur nga paketa e plotë turistike që u ofron qyteti dhe rrethinat përreth. Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.
E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend. Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës./Atsh
E-Diaspora
-
Stokholm, prezantohet kultura shqiptare në muajin e Frankofonisë Ambasada e Kosovës në Stokholm mori pjesë në këto aktivitete, duke festuar gjuhën dhe kulturën frankofone...
-
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih
-
Donte t`i vriste policët me hanxhar: 8 vjet burg për shqiptarin islamist
-
Studentët takojnë liderët industrialë
-
Dr. Gezim Dervishi, mjeku që ju mëson si të ulni peshën, pa rrezikuar shëndetin
Jeta në Zvicër
-
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih Gjykata caktoi masën e paraburgimit për dy 32-vjeçarë zviceranë, një 31-vjeçar me dyshtetësi të Shqipërisë dhe...
-
Cyrihu duhet të bëhet një “strehë e sigurt” për refugjatët
-
Zvicër: Rënie e vogël e shkallës së papunësisë
-
Sindikata e kompanisë SWISS kërkon përmirësime për stafin tokësor
-
Studentët takojnë liderët industrialë