Muzikë
12 vjet pas lansimit të albumit të parë, “ORA”, Rita publikon video me këngën që ia kushtoi Kosovës
Këngëtarja nga Kosova, me famë botërore, Rita Ora, përmes një postimi në rrjete sociale, ka kujtuar sot 12 vjetorin e albumit të saj të parë debutues, “ORA”.
Në videon e publikuar, shihen momente nga performimet e saj të këngëve të këtij albumi, teksa e gjithë videoja është e shoqëruar nën ritmet e këngës “Shine Ya Light” – një këngë e cila është dedikim për vendlindjen e saj, Kosovën, transmeton albinfo.ch.
“Zoti im, nuk mund ta besoj që kanë kaluar 12 vjet që nga dalja e albumit tim debutues ‘Ora’! Ajo është një mbretëreshë dekade!! Dashuri e madhe për të gjithë ata që e kanë dëgjuar që nga viti 2012! Cila është kënga juaj e preferuar nga albumi?”, ka shkruar ajo.
Rita Ora ka treguar gjithmonë një përkushtim të veçantë për promovimin e Kosovës nëpër botë.
Përveç albumit “ORA”, Rita ka edhe dy albume të tjera të debutuara në treg, “Phoenix” në vitin 2019 dhe “You and I” në vitin 2023, si dhe një EP (mini-album) të titulluar “Bang” në vitin 2021.
https://www.instagram.com/p/C_DQsQdoMv0/
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025